Myftiu: Shahu është i ndaluar në islam

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 10:22 | Nga

Myftiu i madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah el-Sheikh, ka thënë se loja e shahut është e ndaluar në Islam, duke thënë se ajo inkurajon bixhozin, që, sipas tij, është humbje kohe
Ai tha se loja e shahut është e përfshirë në lojërat e fatit, është humbje kohë dhe e parave, e cila shkakton urrejtje në mes të lojtarëve”, ka thënë myftiu i madh i Arabisë Saudite, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

El-Sheikh thotë se iu është referuar ajetit (vargut) në Kur’an, për ndalimin e bixhozit.

Nigel Short, mjeshtri britanik i shahut, i tha BBC-së se ndalimi i shahut në Arabinë Saudite do të ishte një tragjedi e madhe.

“Unë nuk e konsideroj shahun të jetë kërcënim për shoqërinë”, tha ai.

“Nuk ka gjasa që vendimi i Al-Sheikh do të zbatohet. Për më tepër, ndoshta ky vendim ishte si opinion këshillues dhe jo dikret formal”, ka thënë Nigel Short për BBC.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme