MZhE-ja dhe UP-ja nënshkruajnë memorandum, 50 studentëve u mundësohet punë praktike

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 13:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që 50 studentëve nga Fakulteti i Elektroteknikës t’iu mundësohet të kryejnë pjesën e tyre praktike në institucionet që merren me energjinë.

Ministri i MZhE-së, Valdrin Lluka, tha se implementimi i kësaj marrëveshjeje është i menjëhershëm, ndërsa praktika do jetë me pagesë.

“Është me rëndësi që sektori energjetik të jetë sektori i të së ardhmes. Ideja e kësaj marrëveshje është të i sigurojmë studentët e elektroteknikës të i bëjnë praktikat në institucionet të cilat merren me energjinë. Kjo praktikë do jetë për 50 studentë dhe praktika do jetë edhe me pagesë”.

Lluka, po ashtu, bëri të ditur se do sigurohen edhe 30 bursa për studentët që studiojnë në drejtimin e Elektroteknikës.

“Ne po mendojmë që do sigurojmë 30 bursa për studentët nga Kosova që studiojnë në këtë drejtim. Implementimi i kësaj është i menjëhershëm por sa i përket pagesës ajo varet nga kompanitë”.

E rektori UP-së Marjan Demaj tha se ky është një rast i volitshëm dhe ideal që studentët ti kryejnë praktikat e tyre në kushte të duhura, raporton EO.

“UP kë bazë të planit strategjik që ka sheh një përqindje për bazën e programeve të studentëve. Po mundohemi me pritë Qeverisë që studenti të jetë në gjendje të ballafaqohet me sfidat që po ndodhin”.

“Ne do ju japim shansin studentëve ta kryejmë praktike pasi që moti nuk mësohet nga bregu ajo duhet të kryhet në ujë. Kjo marrëveshje do jetë një rast i volitshëm për studentët tanë”.

“Besoj që studentët tanë do ta tregojnë përgatitjen e tyre që marrin nga universiteti në mënyrë që ta tregojnë edhe në praktikë”.

Të ngjashme