Meshkujt që janë më tërheqës fizikisht shkruajnë profile më tërheqëse se ata që tentojnë të fshehin të metat e tyre me fotografi të përpunuara, transmeton koha.net.
Publikimi i fotografive më të mira të mundshme në profilin tuaj mund të duket si pjesë legjitime e lojës së joshjes në internet. Por, nëse mund t’u besohet hulumtimeve të reja, ata që tentojnë të “mashtrojnë” partnerët e tyre potencialë, duke përdorur fotografi që fshehin karakteristikat e tyre më të këqija, vetëm humbin kohë.
Sipas hulumtimit të Universitetit Villanova në Philadelphia, femrat mund të përcaktojnë nëse mashkulli është fizikisht tërheqës vetëm në bazë të asaj që ka shkruar në profilin e tij. Meshkujt fotografitë e të cilëve janë vlerësuar si atraktive janë përshkruar në profil në mënyrë tërheqëse, edhe pse fjalët dhe fotografitë janë vlerësuar në dy studime të ndryshme, transmeton koha.net.
“Ata që janë fizikisht atraktivë shkruajnë profile shumë atraktive. Kjo do të thotë që kërkimi për partner përmes internetit aspak nuk është terren i rezervuar vetëm për individët jotërheqës”, tha Rebeka Brend, psikologe që ka udhëhequr hulumtimin. “Të dhënat tona sugjerojnë që individët atraktivë kanë shkruar për veten në profil ashtu që tregojnë që janë të sigurt në vete, që është edhe një nga shenjat kryesore të kualitetit për femra.
Edhe pse interneti tashmë një kohë të gjatë konsiderohet terren për flirt për njerëzit jotërheqës, kërkimi për partnerin është bërë industri e rëndësishme me vlerë qindra miliona euro në vit. Hulumtimi i kryer në Amerikë në vitin 2009 ka treguar që 13 për qind e martesave nga janari i vitit 2008 deri në qershorin e 2009 në atë vend kanë qenë pasojë e raportit të ndërtuar përmes sajteve për njohje.