Ja kush i vendosi shiritat e kuq nëpër rrugët e Prishtinës

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë ata që kanë vendosur shiritat e kuq nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kjo është kuptuar përmes një fotografie që kanë publikuar në rrjetin sociale Facebook, aktivistë të kësaj partie, të cilët shihen duke mbajtur shiritat në qafë.

“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në shkrimin e aktivistit të Vetëvendosjes, Behar Jashari.

Ekonomia Online ka raportuar të mërkurën për këtë. Komuna e Prishtinës e as Vetëvendosje s’kishin kthyer përgjigje në pyetjen se kush i ka vendosur shiritat.

Shirita të kuq janë parë edhe mbrëmë gjatë hapjes së fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes. Ata ishin vendosur nëpër makina të pjesëmarrëseve.

Kujtojmë se ka dy ditë që shiritat e kuq janë vendosur nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, por askush s dinte se kush i ka vendosur.

Insajderi ka kontaktuar edhe me Komunën e Prishtinës, për të parë nëse ata janë në dijeni në lidhje me vendosjen e këtyre shiritave, por të njëjtit nuk janë përgjigjur

Të ngjashme