Konfirmon Policia, një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Podujevë

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mesditë në Lluzhan të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Krasniqi, tha se dy personat e tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK.

“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në F.sh.Lluzhan në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Mjeku në vend ngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë. Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë te përfshira dy automjete”, ka thënë Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme