Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, në një intervistë për Ekonomia Online, u shpreh pesimist rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi sipas tij Serbia po bën lojë me këtë çështje.
“Unë para thashë dhe prapë po them, është një lloj loje të cilën është zor të ia lexosh Serbisë. Ata ose grupi punues i përbashkët me tonët, u gjinden pas pesë vitesh me imazhe satelitore në Kizhivak, dhe çka ka ndodh, është mbulua me disa najlon edhe po i ruan Serbia, kjo është jashtë gjitha normave për familjarët, i ka çua i ka shti 4m në dhe, kanë hasur në pesë apo gjashtë dhe e kanë lanë për shkak kohës, në rregull, por kush po i ruan Daçiqi edhe Vuçiqi, a janë këta normal që nuk kanë kërkuar me qenë prezentë një përfaqësues ndërkombëtar apo përfaqësues dhe i Kosovës. Unë besoj që nëse kanë qenë dhe kanë premtuar 20 tash nuk kanë me i gjet as gjashtë, edhe gjashtë pos këtyre pesëve ma shumë nuk gjejnë sepse i kanë fshehur, do të thotë gërmimet e tashme janë lojë ku tash përmendet edhe në vendet e tjera”, tha Qerkini.
Tutje, Qerkini u shpreh i pakënaqur me punën që është bërë nga partitë politike për personat e pagjetur.
“Si është fati i të pagjeturve, është i mjerueshëm, dhe e the një fjalë që është e ndjeshme për krejt njerëzimin e Kosovës, unë po them edhe më larg mirëpo me fol është lehtë por me punua për ta pak po punohet. Nuk jemi të kënaqur as nuk mundemi me qenë të kënaqur kur janë edhe 1634 persona ende të pagjetur dhe në një mënyrë vetëm tash që kanë nevojë për vota i thonë janë rregullua gjërat e kemi me i rregullua gjërat, është një marrëveshje në Bruksel, është një marrëveshje në Washington, bëhet kjo e ajo premtime që ta merr mendja që me të vërtetë do të punojnë, mirëpo të gjitha kur t’i përmbledhim tash sot qysh është gjendja është e mjerueshme”, tha ai.
“Nuk them që nuk kanë punuar, por kanë punuar pa një agjendë të rregullt e cila është dashur të bëhet. 21 vite kaluan, nuk e kanë vendos një agjendë të rregullt, ajo agjendë po na kushton neve. Neve familjarëve po na duket se janë ka na bëjnë një lojë bash qysh po e donë edhe Serbia”, shprehet tutje Qerkini.
Lidhur me pritshmërinë e tyre në të ardhmen ai tha që shumë pak presin shumë për zbardhjen e fatit të personave të pagjeturve.
“Dorën në zemër me thanë çka na presim e tregova edhe njëherë që shumë pak presim, çka duhet me bë ose si duhet të bëhet, ose si duhet të kenë një kusht. Na kemi propozuar shumë herë bile disa konkluzione, gjatë takimit me familjarë, ku ata kërkojnë që më mos të ulen me bisedua pa i pasë imazhet satelitore, mos të luajnë si po luan Serbia, Kizhevak punohet pesë vjet e në fund me thanë na sjellën një fotografi Ambasada Amerikane dhe i gjetëm, është lojë ajo me mijëra tona me gërmua edhe njerëzit e gjallë janë, nuk i tregojnë serbët, ka thënë Daçiqi nuk guxoni me tregu, athu çka? çka presim na, na presim që vizioni qeveritar ose grupi dialogues ose pa marrë parasysh çfarë politike të caktohet, çfarë ekspertë të caktohen të ulen të bisedojnë për të pagjeturit, dhe të kenë të qartë se kriminelët nuk tregojnë vendin e ngjarjes ose ku i kanë lënë, por i tregojnë imazhet satelitore apo fotografitë të cilat i kanë bë.”
“Se na jem shtet i vogël, është përcjellë masakra prej qiellit dhe neve duhet të i kemi njerëz të cilët thonë që ne me u ulë për të pagjeturit, por nuk ulemi pa na tregu fotografitë se ku ndodhen. Nëse kërkojnë deri sot vetëm Serbia me tregu ku i kanë fshehur, këtë lë ti gjuajë në bërllok se nuk ka fjalë qysh të them më të keqe se me i besua atij personi që e ka marrë e ka dërguar 500 km larg, e me ardhë që ku e kam fshehur, kjo është përrallë. Për mua duhet të jenë këmbëngulës para krejt botës tu thuhet ndërkombëtarëve ju mundeni me na dhanë imazhet satelitore aty ku janë, tash a i ka NATO,a i kanë shtetet e QUINTI-it, unë nuk e di mirëpo me pasë i kanë”, u shpreh tutje ai.
Sa i përket çështjes së dialogut Qerkini tha që nuk ka ndodhur kurrë të ketë diçka konkrete, dhe propozon që të mos bisedohet për gjëra të kota, por pa pasur imazhet satelitore dhe e vërteta të del mos të bisedohet.
Sipas Qerkinit,” ka me zgjat edhe 200 vjet dhe nuk do të munden të zbulojnë asgjë.”
“Neve na u ka thënë që është një marrëveshje që do bëhet bisedë me ekspertë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, do të jetë në rend të parë çështja e të pagjeturve. Nuk ka thanë që tash por kanë thënë gjithmonë sa herë që janë taku, nuk ka ndodh kurrë të jetë pika e parë, nuk ka ndodhur kurrë të ketë diçka konkrete. Na propozojmë dhe themi, ju lutemi mos folni gjëra të kota por tregoni të vërtetën dhe thoni se ndërkombëtarët pa ndërmjetësues të ndërkombëtarëve as në Bruksel e as në Beograd nuk po munden me shku, dhe atyre ndërmjetësuesve duhet me ju thanë që duhet me i thanë që ne nuk ulemi pa i pasur ato imazhe, pa pasur argumentet të cilat pranohen se janë shku me mijëra njerëz jashtë Kosovës në Serbi e me i pasë fotografitë.”
“Nuk e di pse ata ulen edhe bisedojnë gjëra të kota, unë e di kam marrë pjesë në grupe punuese dritë i pastë shpirti Pajazit Nushi, i thosha deri kur, deri sa të jesh gjallë me këta njerëz kështu ke me i pasë po nëse nuk donë bashkësia ndërkombëtare me i thanë Serbisë, këqyre ku e ke lanë, qysh i tha në Kizhevak, kjo ka me zgjat edhe 200 vjet, nuk kanë me i zbulua”, deklaroi ai.
Ndërsa, Qerkini u tregua mosbesues ndaj premtimeve të partive politike. Siç thotë ai, premtimet e subjekteve politike janë vetëm për fushatë
“Unë besoj se këtë fushatë, deri sa kryhet fushata dhe të ulen në karrige i kemi tana të mirat, i kemi premtimet e mira dhe jo vetëm kjo fushatë por të gjitha fushatat kanë qenë kësisoj e tash shumë më shumë se po mendojnë me ardh partitë e reja në funksion edhe shumë na premtojnë por si neve na duket, ne nuk përzihemi në politikë, po e kanë punën politike që nuk kanë me realizua kurrë ashtu siç e flasin, por vetëm me ardh tek vendi dhe tek një post në Republikën e Kosovës”.