Vërshime edhe në Mitrovicë e Vushtrri, situata duket e rëndë (VIDEO)

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Mitrovicës dhe në Vushtrri.

Nga pamjet që kanë publikuar qytetarët në rrjetet sociale shihet se në Mitrovicë lumi Lushta rrezikon të dalë nga shtrati.

Ndërkaq epiket e shpëtimit kanë dalë në teren.

Edhe në Vushtrri shihet se uji ka përfshirë shumë rrugë në këtë qytet.

Situatë e njëjtë po mbretëron edhe në disa nga komunat në zonën e Dukagjinit.

Të ngjashme