Nacionalizmi modern perëndimor VS Nacionalizmi lindor i të majtës staliniste

Prishtinë | 07 Gus 2024 | 15:44 | Nga Halil Matoshi

1.
Tue bâ dallimin mes nacionalizmit modern perëndimor dhe atij lindor, Urs Altermatt vërente ndërkohë se nacionalizmi perendimor në radhë të parë ndërtonte ni shtet – shtetin modern kombëtar – ai lindori kish për synim pikësëpari që ta mbronte ni kulturë të naltë kombëtare. Ideja e “rrâjve të përbashkëta” dhe “kultura e naltë kombëtare” nuk e sheh shtetin-komb si Atdhe dhe “Njisi të rritun”, si kulm të organizimit të ni shoqnie politike, porse si ni projekt të përkohshëm, pra si projekt të pakryem.

Që këtu, nga ky dallim i nacionalizmave perëndimor dhe lindor buron edhe pranimi jo kritik nga shqiptarët të ni definicioni ideologjik, të mangët e racist për kombin, sëkëdejmi definicioni i Stalinit për kombin ka kaq shtrimje të gjânë tek shqiptarët, nga barijtë, sociologët e shkollës enveriste, e deri tek zyrtarët e naltë të shtetit.
S kombi thânun mas thjeshti âsht konstrukt politik, pra “bashkësi imagjinare” (Anderson);

2.
Kosova nuk ka patriotë kushtetues në majat e shtetit, por nacionalistë integristë të së majtes (që veprojë si popullistë), nuk ka ma elitë kulturore që e inspiron dhe kanalizon këtë besnikni ndaj shtetit.

Populli i zemëruem munet me e sulmu rendin kushtetues, prandej elitat kulturore e politike duhet ta mbrojnë Kushtetutën nga populli, thotë Profesor Dr. Christian Starck nga Universiteti i Göttingen-it.

Kosova po i shumëzon renegatët e integristët folklorikë, që e gërryjnë nga brenda legjitimitetin e shtetit!

Të ngjashme