Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e martë.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, që i bie se është rritur për një cent krahasuar me ditën e hënë, ndërsa çmimet e benzinës dhe të gazit kanë mbetur të njëjta, 1.74 euro, përkatësisht 0.78 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së martës dhe janë valide 24 orë.
Kësisoj, ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët. Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.