Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se rasti i mbrëmshëm i keqtrajtimit të një fëmije në çerdhen në Fushë-Kosovë është tejet shqetësuarës dhe se duhet të merren të gjitha masat, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, në këtë rast ka persona të tjerë që kanë qëndruar indiferent. Ministrja shtoi se me këtë rast është duke u marr Inspektorati dhe se gjatë ditës do të jetë një raport i plotë në lidhje me rastin.
“Pamjet që i pamë të raportuar mbrëmë ne media për abuzimi e skajshëm, inspektorët e Arsimit janë aty pres që si ministre të merren të gjitha masat. Jam tejet i shqetësuar se ai rast nuk është i izoluar, shihet se janë më shumë se një person që kanë qëndruar indiferent ndaj rastit”.
“Ne presim që sot gjatë ditës që të kemi raport, jo vetëm zotohem që nuk do të lejoj një rast të tillë, është e rëndësishme që ligjet të cilat i kemi t’i zbatojmë në mënyrë të duhur. Ligji ka për qëllim ta përmirësoj cilësinë”, tha ajo.
Përderisa kanë përfunduar hetimet në hapësirat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, ku dyshohet se një 3-vjeçar u dhunua fizikisht nga edukatoret.
Në hapësirat e çerdhes publike qëndruan policia, prokuroria, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale dhe Inspektorati i Arsimit.