Nagavci: Arsimi duhet të jetë kryeprioritet kombëtar

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova duhet ta ketë kryeprioritet kombëtar arsimin pasi dështimit të sërishëm në testin PISA ku doli e treta nga fundi.

Ajo tha se kjo duhet bërë urgjentisht për përmirësimin e sistemit të edukimit e arsimit.

“Ashtu si është pritur, asnjë përparim i nxënësve tanë. Kosova edhe kësaj radhe renditet e treta nga fundi, madje ka regres në disa fusha. Në 6 nivelet e rezultateve që mat PISA, 66 % të nxënësve kosovarë të testuar performuan nën nivelin e dytë, pra shumë dobët dhe vetëm 0.1 % e të testuarve ishin mbi mesatare”.

“Urgjentisht nevojitet mobilizim i përgjithshëm për përmirësimin e sistemit të edukimit e arsimit. Arsimi duhet të jetë kryeprioritet kombëtar, asgjë s’është më e rëndësishme. Edhe sot jemi vonë, çdo ditë e humbur na çon dhe më prapa dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve tanë, të gjithë vendit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme