Nagavci e Aliu nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimit e një çerdheje

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është pritur në takim nga ministra e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Aliu ka thënë se me Nagavcin kanë nënshkruar aneksin e marrëveshjes së mirëkuptimit për projektin e vitit 2020, për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në rrugën “Rexhep Bislimi”

“Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit📍ku bashkë me drejtorin e arsimit, Afrim Llabjani, u pritëm nga Ministrja znj. Arbërie Nagavci, për të nënshkruar ✍️aneksin e marrëveshjes së mirëkuptimit për projektin e vitit 2020, për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në rrugën “Rexhep Bislimi” (Tek Eurogoma)👨‍👩‍👦👨‍👩‍👧institucion ky parashkollor që do të ndikoj ndjeshëm në përfshirjen e fëmijëve në sistemin parashkollor”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Të ngjashme