Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në Facebook nga deputeti dhe profesori universitar Ardian Kastrati. Ky i fundit derisa Vjosa Osmani po zgjidhej presidente publikoi një shkrim të Faik Konicës lidhur me një grua mbipeshë.
“Gjuha e përdorur nga Ardian Kastrati është skandaloze dhe e papranueshme”, shkroi Nagavci në Facebook.
“Është shumë shqetësuese në secilin rast, e duke ditur se i njëjti është profesor universitar e deputet është jo vetëm e papranueshme dhe e dënueshme, por duhet reagim i përgjithshëm dhe distancim edhe nga bashkëpunëtorët e tij”, theksoi ajo.
“Kjo më s’ka të bëj me edukatën e tij, ky është problem më i madh dhe duhet shqyrtuar me seriozitet”, theksoi Nagavci.