Nagavci i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon hetime për procesin e zgjedhjes së drejtorit të Institutit Albanologjik

Prishtinë | 28 Jan 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se i është drejtuar Prokurorisë Speciale me kërkesën që të fillojë hetimet për procesin e zgjedhjes së Naim Berishës drejtor të Institutit Albanologjik.

Sipas saj personat e dyshuar kanë kryer tri vepra penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës” dhe “Bashkëkryerja”.Në bazë të raporteve dhe dokumenteve zyrtare të pranuara deri më tani, është konstatuar se kemi të bëjmë me veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit të pozitave të caktuara dhe beneficioneve të pozitës, duke mos respektuar dispozitat ligjore në fuqi dhe në tejkalim të autorizimeve dhe kompetencave ligjore.”

Nagavci shton se pret që rasti të trajtohet me seriozitet.Pres që ky rast të trajtohet me seriozitetin e duhur nga organet kompetente dhe që përgjegjësit të përballen me drejtësinë në përputhje me ligjin. Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar fuqishëm ndaj respektimit të legjislacionit, transparencës dhe parimit të meritokracisë.”

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka zgjedhur drejtorin e tij të ri. Sot është bërë pranim-dorëzimi zyrtar i detyrës, ku ushtruesja e deritashme e detyrës së drejtoreshës, Meliza Krasniqi, ia dorëzoi detyrën Naim Berisha, i cili nis mandatin e tij katërvjeçar si drejtor i institutit.

Të ngjashme