Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka refuzuar t’i përgjigjet deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e cila në seancën e Kuvendit e pyeti Nagavcin se si është duke ecur procesi i edukimit parashkollorë në Republikën e Kosovës.
Kjo e fundit refuzoi të jepte përgjigje duke i thënë se derisa PDK nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, ajo nuk do të mund të jap përgjigje të detajuar.
“E nderuara deputete Hoxha ndonëse pyetja që e adresuat është me rëndësi dhe ne kemi shumë rezultate në këtë drejtim. Për shkak të qëndrimit të mospërgjigjes derisa PDK-ja të voton marrëveshjet ndërkombëtare unë nuk mund t’iu jap përgjigje të detajuar. Ju ftoj që të votoni marrëveshjet që janë me interes për qytetarët e Kosovës dhe pastaj vazhdojmë me të gjitha temat tjera”.
Derisa Hoxha në replikën e saj tha “unë nuk kuptoj pse vjen ministrja këtu nëse refuzon të japë përgjigje në pyetjet që janë e drejtë kushtetuese. Ju jepni llogari ministre në këtë Kuvend, kështu është i rregulluar ky shtet”.
Derisa në një përgjigje të bashkëpartiakut të saj Mefail Bajqinovci, ministrja Nagavci tha se për ndërtimin e çerdheve për vitin 2023 janë ndarë 14 milionë e 30 mijë euro. Për vitin 2025, 12 milionë e 165 mijë euro dhe për vitin 2026, 12 milionë e 950 euro.