Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbëria Nagavci, ka njoftuar se janë buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.
‘’Një nga premtimet tona që po e përmbushim kanë qenë asistentët për fëmijët me nevoja të veçanta. Si ministri kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve. Krahas kësaj kemi ofruar edhe mundësinë për kualifikimin e atyre që kanë interes për t’u punësuar si asistent. Në linjë me këtë kemi hapur sot konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së shtatë për nivelin V, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”, ka shkruar Nagavci.
Më tej ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 8 grupe, prej tyre 3 grupe në Prishtinë dhe nga një grup në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë.
Po ashtu Nagavci ka thënë se të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC-it.
Për më shumë detaje linku në vijim: https://shorturl.at/DHcZ7