Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie, ku do të flasë për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023, raporton Ekonomia Online.
Konferenca mbahet një ditë para nisjes zyrtare të vitit të ri shkollor, por i cili rrezikohet të mos nisë si zakonisht më 1 shtator.
SBASHK-u ka paralajmëruar se punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe procesi i vitit shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Sipas SBASHK-ut, greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, përfshirë ndarje e 100 eurove për mësimdhënës deri në miratimin e Ligjit për Paga.