Nagavci: Mbi 194 mijë prindër aplikuan deri më tani për subvencionim të librave

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se është duke vazhduar subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se deri tani kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

“Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot. Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”.

“Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor”, ka thënë Nagavci.

Të ngjashme