Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se vendimi për shtyrjen e fillimi të viti të ri shkollor deri më 13 shtator, është marrë me rekomandim të IKSHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.
“Me vendimin e fundit të Qeverisë, njëra nga rekomandimet sipas IKSAHPK-së dhe ekspertëve shëndetësorë është që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor 2021/2022 deri më 13 shtator të këtij viti. Ashtu sikurse ju kemi njoftuar edhe përpara, të gjitha përgatitjet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë janë bërë si nga shkollat, drejtoritë komunale të arsimit, ashtu edhe nga MAShT-it. Ne kemi rishikuar udhëzuesin për fillimin e vitit të ri, kemi shtuar edhe skenarin për rikthimin e plotë dhe të sigurt të fëmijëve në shkolla”, ka thënë Nagavci.
“Ju njoftoj se sipas të dhënave të DKA-së, deri më datën 25 të këtij muaji, jemi njoftuar se më shumë se 72.30% të mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë vaksinuar tashmë. Prej tyre 34.32% kanë qenë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ndërsa të tjerët veçse e kanë përcaktuar terminin për vaksinim, por tashmë veç kjo nuk mjafton”, ka thënë ajo.