Nagavci: Mbi 95 për qind te pagesave të realizuara për subvencionim, asnjë kërkesë për çerdhet s’është kthyer mbrapshtë

Prishtinë | 02 Sht 2024 | 12:39 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar shkollën “Elena Gjika” në Kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, ministrja e Arsimit ka thënë se ka një rritje të nxënësve që kanë filluar mësimin në klasat para-fillor.

“Sot më shumë se 309 mijë fëmijë kanë filluar vitin shkollor. Përveç urimeve kemi edhe biseda me mësimdhënësit, po bisedojmë për politikat e reja që mësimdhënësit në punën e tyre do të jetë motivim për nxënësit e tyre. Gjatë gjithë javës kolegët nga Ministria do të jenë në vizita nëpër shkolla për të siguruar që çdo gjë po shkon mbarë. Kemi rritje të përfshirjes së fëmijëve të klasave para-fillor. Do të vazhdojmë bashkëpunimin që të sjellë rezultatet që presim të gjithë”, ka thënë Nagavci, teksa ka folur edhe për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore dhe për ndërtimin e çerdheve të reja. Për këtë të fundit, Nagavci ka thënë se asnjë kërkesë e komunave nuk është kthyer mbrapshtë pasi kanë buxhet të mjaftueshëm.

E ër subvencionimin e teksteve, Nagavci ka thënë se deri të premten ka qenë mbi 95 për pqind te pagesave të realizuar në tërësi.

“Nuk kemi asnjë kërkesë e komunave e cila nuk është realizuar nga Ministria e Arsimit, ne kemi buxhet të mjaftueshëm. Kemi projektin e çerdheve të parafabrikuara kemi pasur komunikime me komuna. Në ketë drejtim se për arsye te ndryshme nga komunat nuk ka kërkesa të mjaftueshme që do të na mundësonin neve të ndërtonim çerdhe, por po shqyrtojmë edhe format alternative që do të ndihmojnë në përfshirjen e fëmijëve. Ne kemi ndarë informatat për numrin e saktë të aplikimeve deri të premten ka qenë mbi 95 për qind te pagesave të realizuara në tërësi. Edhe në këtë pikë ne nuk kemi marrë asnjë shkresë nga asnjë pune për vështirësinë e subvencionimin me tekste shkollore, ne do të sigurohemi që asnjë nxënës të mos mbetet pa libra shkollor”, ka deklaruar Nagavci.

Të ngjashme