Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të dorëzohet.
“Të dashur qytetarë. Mos u dëshpëroni. Këtu do të jemi në përballjet e reja, bashkë. Edhe më shumë, edhe më këmbëngulës, edhe më të pamposhtur”, ka shkruar Nagavci në Facebook.