Nagavci ne 54-vjetorin e themelimit të UP-së: Vendi ku gjenerata të tëra u frymëzuan për ta dashur lirinë e atdheun

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë profesorët, studentët e stafin akademik me rastin e shënimi të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ajo ka kujtuar të gjithë intelektualët që dhanë kontribut në zhvillimin e UP-së.

Ndër të tjera ajo tha se UP-ja është vend i dijes por edhe vendi ku gjenerata të tëra u frymëzuan për ta dashur lirinë dhe atdheun.

Po ashtu ministrja tha se ky universitet ka një mision të rëndësishëm, të përgatisë gjeneratat e reja për të ardhmen e Kosovës.

“Universiteti i Prishtinës shënon sot 54 vjetorin e themelimit. Në këtë ditë të rëndësishme, kujtojmë të gjithë intelektualët duke filluar nga rektori i parë Dervish Rozhaja, të cilët dhanë kontribut të madh në zhvillimin e këtij Universiteti”, shkroi Nagavci në Facebook.

“Universiteti i Prishtinës jo vetëm që ishte institucion i dijes, por edhe vendi ku gjenerata të tëra u frymëzuan për ta dashur lirinë dhe Atdheun. Sot, Universiteti i Prishtinës, ka një mision tjetër po kaq të rëndësishëm: të përgatisë gjeneratat e reja për të ardhmen e Kosovës. Së bashku do të vazhdojmë angazhimin drejt arritjes së qëllimeve tona, në ndjekjen e ritmit të zhvillimeve bashkëkohore dhe ndërkombëtarizimin e dijes dhe shkencës”.

“Të gjithë studentëve, profesorëve dhe stafit akademik iu shpreh urimet më të sinqerta me besimin se vitet e ardhshme do të jenë edhe më të suksesshme”.

Të ngjashme