Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në fillim të javës tjetër do të fillojnë me ndërtimin e pesë çerdheve.
Në seancën e sotme të kuvendit, Nagavci tutje tha se në filllim të tetorit gjithashtu janë duke punuar në renovimin e hapësirave që janë identifikuar nga komunat që mund të adaptohen për çerdhe.
“Deri në fund të vitit do të finalizohen tri çerdhe, e di që një është në Prizren, nëse s’gaboj një në Suharekë dhe një s’po me kujtohet saktë se ku”.
“Ndërkaq, këto që kemi filluar t’i ndërtojmë janë në Gjilan, Podujevë, Prishtinë, Kamenicë, Kamenicë”, është shprehur Nagavci, njofotn Klankosova.tv.
Më tej, ajo tha se të tjerat janë në proces të adaptimit të hapësirave dhe për këtë janë në bashkëpunim me komunat.
“E kisha kërkuar edhe nga ju bashkëpunimin dhe kontributin e juaj si deputetë sepse ne kemi kërkuar nga të gjitha komunat që të identifikojnë të gjitha hapësirat të cilat janë në pronësi komunale dhe që mund të ri-adaptohen nga ana e ministrisë për cerdhe”, është shperhur Nagavci.
Kujtojmë se Qeveria Kurti në programin e saj qeverisës ka paraparë ndërtimin e 160 çerdheve.