Nagavci njofton: Brenda 24 orëve, mbi 60 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionim me tekste shkollore

Prishtinë | 15 Gus 2024 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se brenda 24 orëve 60 mijë e 244 prindër kanë aplikuar për subvencionimin me tekste shkollore.

Nagavci ka bërë thirrje tek ata prindër që ende nuk kanë aplikuar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Postimi i plotë:

Të dashur prindër,

Një ditë më parë kemi hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-kosova.

Sipas të dhënave zyrtare, brenda 24 orëve kanë aplikuar gjithsej 60,244 prindër. Inkurajojmë prindërit që nuk kanë aplikuar ende që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected].

Ju siguroj se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdes.

Të ngjashme