Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar një vendim, i cili liron nga pagesa e banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (QSP), një pjesë të studentëve.
Nagavci, ka bërë të ditur se studentët të cilët lirohen nga pagesa janë fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët që u takojnë familjeve me asistencë sociale, dhe studentët me nevoja të veçanta.
Tutje, ajo ka shkruar se për pagesën e banimit në konvikte do të lirohen edhe studentët nga parlamenti studentor i UP-së dhe studentët të cilët janë më shumë se një studentë nga një familje banues në QSP.
“Për studentët tanë, do të vazhdojmë angazhimin e përkrahjen e pakursyer”, ka shkruar.