Ekonomia Online
FUNDIT

Nagavci po thotë se Glauk Konjufca ka më shumë vota se Vjosa Osmani për President

Nagavci po thotë se Glauk Konjufca ka më shumë vota se Vjosa Osmani për President

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka folur rreth çështjes së postit të presidentit, duke krahasuar mbështetjen për Glauk Konjufcën dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Nagavci u shpreh se brenda subjektit të tyre besojnë se kandidati i tyre gëzon përkrahje më të madhe sa i përket votave. “Ne besojmë që z. Konjufca ka […]

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka folur rreth çështjes së postit të presidentit, duke krahasuar mbështetjen për Glauk Konjufcën dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

Nagavci u shpreh se brenda subjektit të tyre besojnë se kandidati i tyre gëzon përkrahje më të madhe sa i përket votave.

“Ne besojmë që z. Konjufca ka më shumë vota se zonja Osmani. Kemi besuar dhe besojmë akoma”, tha ajo në Dukagjini.

Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të reflektojnë dhe të shmangin bllokadat, duke thënë se vendi ka nevojë për institucione stabile dhe se nuk janë pjesë e “pazareve” politike.

“Unë shpresoj që deputetët që kanë marrë besimin e qytetarëve vërtet do të reflektojnë, do të largojnë mendësinë e inatit, ne nuk jemi te mendësia e pazareve. Situata është vërtet serioze, vendi ka nevojë për institucione stabile”, deklaroi Nagavci, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk do të sillte ndonjë ndryshim të madh.

Të ngjashme