Nnëkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka publikuar nënshkrimet e Listës Serbe me ç’rast ka thënë se Qeveria që po synohet të bëhet është e varur nga Serbia.
“Në tentimin për të realizuar projektin e Presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia. Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jolegjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serpska, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë”, ka shkruar ajo.
Sipas saj LDK-ja po synon të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend.
“Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan Kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicoi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Avdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend. Legjitimim nga qytetarët e jo varësi nga Serbia. Zgjedhje”, ka shkruar Nagavci.