Nagavci shprehet e lumtur që Komisioni për Arsim ka votuar ndryshimet në Statutin e UP-së

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se Statuti do të sjell një mori reformash, që do të ndikojnë direkt në cilësinë e përmirësimit të punës në Universitetin e Prishtinës.

“E lumtur që Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ka votuar sot Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky Statut sjell një mori reformash, që do të ndikojnë direkt në cilësinë e përmirësimit të punës në Universitetin e Prishtinës.

Pas Statutit të UP-së, do të nis edhe unifikimi i statuteve të të gjitha universiteteve publike me qëllim përmirësimin e cilësisë në Arsimin e lartë dhe përmirësimin e performancës së tyre.

Ndryshimet e rëndësishme të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë:

Përmirësimi i strukturës së menaxhimit të Universitetit, përcaktimi i rolit dhe detyrave të rektoratit, senatit dhe të tjerëve;

Sigurimi që Vendimet të merren në mënyrë transparente dhe efikase;

Përcaktimi i të drejtave dhe detyrave të studentëve, përfshirë të drejtën e tyre për të marrë informacion, të aneksohen, dhe të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse;

Ndryshimet kanë për qëllim të përmirësojnë përvojën e studentëve;

Ngritja e standardeve akademike për profesorët dhe studentët;

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe kërkimeve shkencore në Universitet;

Përcaktimi i përgjegjësisë së administratës së Universitetit;

Administrata të punojë në përputhje me standarde të larta

Miratimi i këtij statuti është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor në universitet.

Falenderoj anëtarët e Komisionit për votën e tyre si dhe grupet punuese që janë angazhuar në hartimin e këtij Statuti”, ka thënë Nagavci.

Të ngjashme