Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, arsimi i lartë është një nga pesë shtyllat për rritje të cilësisë në arsim, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën me titullin “Ndikimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në krijimin e një kulture cilësore në arsimin e lartë”, organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, Nagavci u shpreh se Kosova është e para që ka ligj të ri për arsimin e lartë.
Madje tha se për këtë po angazhohen dhe se tregu i punës kërkon të rinj me teori dhe praktikë.
“Kjo konferencë e konfirmon punën e përbashkët në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë. Një nga objektivat tona është rritja e cilësisë në arsim. Ky prioritet vazhdon të spikat në agjendën tonë. Arsimi i lartë nëpër botë po vazhdon të rritet dhe të avancojë, andaj edhe ne jemi në përpjekje të jemi një hap me ta. Tregu i punës kërkon të rinj me teori dhe praktikë. Arsimi i lartë është një nga pesë shtyllat për rritje të cilësisë në arsim”.
“Projektligji që është votuar, jo vetëm që përcakton avancimin e arsimit të lartë por edhe i obligon universitet të garantojnë cilësi. Kosova është vendi i parë që ka një ligj të ri por edhe garanton në funksionimin e avancuara ndërkombëtare”, tha Nagavci, teksa shtoi se kanë përcaktuar edhe buxhetin për këtë çështje.
LEXONI EDHE: