Nagavci: Vazhdon pilotimi i suksesshëm i Kurrikulës për Edukim në Fëmijërinë e Hershme

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është duke vazhduar pilotimi i suksesshëm i Kurrikulës për Edukim në Fëmijërinë e Hershme.

Në rrjetin social Facebook, ajo ka deklaruar se e ka vizituar sot institucionin Parashkollor “Yllkat” ku është duke u pilotuar Kurrikula e re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

“Pashë nga afër se si po bëhet një punë e jashtëzakonshme me fëmijë dhe i përgëzova stafin për angazhimin dhe vullnetin e tyre për të zbatuar përmbajtjen e re të kurrikulës”.

“Pilotimi i Kurrikulës për Edukim në Fëmijërinë e Hershme po bëhet në 13 institucione parashkollore dhe 17 klasë parafillore në 10 komuna si në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Gjilan, Kaçanik, Pejë dhe Vushtrri”, ka shkruar Nagavci. 

Të ngjashme