Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonnshme për rishikimin e buxhetit ka folur për menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti.
Nagavci ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një katastrofe humanitare dhe ekonomike dhe sipas saj, sjellja e Qeverisë së Kosovës, nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë.
“Nuk e di cila çështje është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve, për fat të keq jemi duke shkuar drejt një katastrofe humanitare”, tha ajo.
“Gjendja është vërtetë alarmante dhe shqetësuese dhe është momenti i fundit që të kemi veprime në raport me shëndetin e qytetarëve. Sjellja e qeverisë, nuk është aspak në nivel të seriozitetit. Ky kuvend duhet të trajtojë me seriozitet këtë situatë”.
“Shumica e të dyshuarve me koronavirus jo se nuk po trajtohen por as nuk po kanë mundësi të testohen. Në këtë situatë, sjellja e qeverisë nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë”, tha ajo.