Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka mbajtur konferencë për medie në të cilin ka folur për punën që ka bërë kjo ministri përgjatë muajit korrik, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator, teksa përmendi se risi do të jetë pushimi vjeshtor. Sa i përket reagimit të Asociacionit të Komunave për vonesat në shpërndarjen e teksteve shkollore, ministria tha se në fund të kësaj jave do të bëhen të ditura të gjitha detajet për këtë proces.
“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”.
“Sa i përket teksteve shkollore unë nuk e kam parë reagimin e Asociacionet të komunave është një proces që përballemi me shumë sfida. Ne fund të kësaj jave do të njoftoj më hollësisht për gjithë procesin edhe ndryshimit që po planifikojmë për tekstet mësimore. Që nga marrja e mandatit jemi angazhuar që të kemi cilësi në tekste mësimore”.
“Janë një varg veprimesh në mënyrë që të sigurohemi se tekste që mësojnë fëmijët tanë të jenë sa më shumë cilësore. Në këtë linjë shpresoj që të arrijmë që më kohë të furnizojmë me tekste mësimore. Me sa jam njoftuar nga ekipi që negocion për kontratat për blerjen e teksteve, ka tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha, me 13,14, 15 euro”, tha ajo.
Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë, duke përmendur ndërtimin e disa çerdheve.
“Këtë konferencë po e nisi me njoftimin për arsimin dual, të cilin e filluam në vitin shkollor 2021-2022 me katër profile këtë vit po e zgjerojmë edhe më tetë profile të reja. Përveç profileve që kanë qenë vitin e kaluar po shtohen edhe profilet, rrobaqepësi, automekanik, metal përpunues, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizim, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë dhe estetistë. E konsideroj të rëndësishme nisjen e sintezës vokale në gjuhën shqipe e cila është duke u bërë për herë të parë për fëmijët dhe nxënësit e verbër me qenë se u mundëson konvertimin e shkrimit në gjuhen e folur. Për te dytin vit me radhe qeveria ka ofruar tekste shkollore për fëmijët e komunave Medvegj, Preshevë e Bujanoc, ku janë ndarë 254 mije euro për blerjen e teksteve për nxënësit e këtyre komunave”, raporton EO.
“Në lidhje për përkrahjen e shkencës në Kosovës Qeveria ka miratuar programin për këtë çështje. Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës, javën e kaluar kemi nënshkruar kontratën për ndërtimin e një çerdhe në Fushë-Kosovë, po ashtu edhe në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime, inkurajoj komunat që të aplikojnë për çerdhe sepse ka buxhet të mjaftuar. Për përmasimin e infrastrukturës ligjore kemi miratuar tre udhëzime administrative. Në lidhje me përgatitjen e vitin të ri shkollor, tashmë e kemi të finalizuar kalendarin e viti të ri shkollor 2023-2024. Sipas udhëzimit administrativ viti i ri shkollor do të filloj me 1 shtator, gjatë këtij viti do të kemi edhe pushim vjeshtorë”, tha ajo.