Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitoi Qendrën e Studentëve.
Ministrja Nagavci vizitoi ambientet e konvikteve I dhe VIII, me ç’rast bashkëbisedoi me studentët të cilët përgjatë këtij viti do të jenë banues në këto objekte. Ministrja i uroi studentët për fillimin e vitit të ri akademik, duke ju dëshiruar suksese në studime.
Ministrja Nagavci ndër të tjera, inkurajoi studentët që të adresojnë të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre, të cilat do të ndikonin në cilësinë e studimeve dhe jetës së tyre studentore, ndërsa shtoi se Qendra e Studentëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të jenë të gatshme për t’iu ndihmuar në realizmin e kërkesave të tyre.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Nagavci vizitoi edhe Mensën e Studentëve, për të parë cilësinë e shërbimeve të cilat ofrohen për studentët të cilët ushqehën aty.
Në konviktet e kësaj qendre, ka kapacitet për 4 mijë studentë ndërsa, procesi i vendosjes së studentëve është përmbyllur sot me 2 konviktet e fundit, 1 dhe 8.