Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që ish-drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit, t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Mirlinda Gashi, zëdhënësja e kësaj gjykate.

Ditë më parë, Gjykata e Apelit ia pati anuluar paraburgimin shefit të pezulluar të KEK-ut.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit, për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.

Të ngjashme