Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar mbi 300 anëtarë të PDK-së nga rajoni i Drenicës, konkretisht Grupi i Naim Bazajt.
Ish-kryeministri përmes një statusi në Facebook ka treguar rreth takimit.
“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Faleminderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar ai.