Shërbyesit civilë në Komunën e Pejës rrezikohen te mbesin pa paga

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Naim Bytyqi, asamblisti i AAK-se në komunën e Pejës, ka alarmuar se shërbyesit civilë në Komunën e Pejës rrezkojnë të mbesin pa paga në muajit në vijim.

Sipas tij, të hyrat janë duke mbetur në mëshirën e gjobave të trafikut, pasi Komuna vazhdon të jetë e varur vetem nga të hyrat që vijn nga gjobat e trafikut.

“Gjendja më Buxhetin Komunal është kaotike, sepse Komuna e Pejës po paguan ndëshkimet nga lëndët përmbarimore për shujta dhe udhëtime për arsimtarët, vlera e cila ka dëmtuar buxheti Komunal arrin në mbi 2 milionë euro”, ka shkruar Bytyqi, në Facebookun e tij.

“Muajit në vijim pritet që kjo vlerë e cila e dëmton rëndë buxhetin të shkojë në afro 4 milionë euro, të cilat do të jenë më pasoja fatale për Komunën e Pejës”, ka theksuar ky këshilltar komunal.

Të ngjashme