Naim Maloku vazhdon sot dëshminë në Hagë

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në këtë seancë, dëshminë e tij do ta vazhdojë ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku.

Maloku, i cili është dëshmitari i 124-të i Prokurorisë, ka deklaruar dje se kthimi i tij nga Sllovenia në Kosovë kishte për qëllim aftësimin, këshillimin dhe komandimin e ushtarëve të UÇK-së.

Të ngjashme