Edhe një dëshmitar tjetër sot është ftuar nga ana e Gjykatës Speciale për të dëshmuar. Bëhet fjalë për ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Ai është ftuar nga Tribunali Special në cilësinë e dëshmitarit dhe do të që të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë. E ftesës, Miftari i është përgjigjur pozitivisht. Ai ka deklar5uar se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë.
Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.
“Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at koh”.
“Gjatë gjithë kohës do të jem nën “mbikqyrjen” e avokatit tim nga Britania edhe pse këtë gjykatë e konsideroj të padrejtë për UÇK-në dhe mbarë popullin shqiptarë, liridashës e viktimë e terrorit serb në Kosovë, do të shkoj i vendosur e me dinjitet ashtu siç isha edhe gjatë luftës në Kosovë… Kuptohet, në Hagë nuk do të shkoj për të kënduar, por, as nuk dot heshti, por nuk do të qaj as tjav hedhi fain dikujt tjeter sikurse po veprojn disa «alamet» komandantësh e gjeneralësh tonë, që sot janë bërë milionerë në vendin më të varfër e më të izoluar në Evropë, por, gati edhe në planet”, tha Miftari.
Miftari në këtë status ku ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Specialja ka përmendur disa arsyeje që sipas tij, gjykata është e padrejtë ndaj Kosovës dhe është tallje me drejtësi.