“Naimi” i bashkohet flotës së avionëve të Air Albania

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

Air Albania, kompania e parë ajrore krejtësisht shqiptare tanimë është bërë me tre avionë.

Pas Lasgushit dhe Migjenit, flotës së avionëve i shtohet edhe Naimi.

Lajmin e dha pasditen e kësaj të mërkure, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, njoftoi Rama./tvklan

Të ngjashme