“Naimi si fëmijë ka qenë i hareshëm… Me Liridonën nuk ka pasur asnjëherë probleme”

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka deklaruar se gjendja aktuale e familjes Murseli është e rëndë.

Teksa ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, babai i Naim Murselit ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike.

Këtë ai e mohon duke thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka të atillë.

“Gjendja jonë edhe emocionale edhe fizike është në gjendje të mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi”.

Naimin, babai i tij e përshkruan si një fëmijë të hareshëm dhe të buzëqeshur.

“Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. 13 vjet s’kanë pasur. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që kanë problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë. Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirrë prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës. Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirrë ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin, por vetëm i kam shprehur ngushëllime… u bë varrimi. Pasi e varrosëm e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorur shumë, sepse s’kisha asnjë informacion vetëm ato që i kisha dëgjuar. “Unë ika, Liridonën e vranë”, më kishte thënë Naimi”, tha Shaban Murseli.

Të ngjashme