Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka kërkuar falje pasi e postoi një video ku shihej duke pirë cigare dhe alkool në Natën e Vitit të Ri.
Përfaqësuesi belg e postoi një video në Instagram, në të cilën shihej teksa e festonte vitin e ri, por tronditi të gjithë kur u pa duke pirë duhan, alkool dhe sharë.
Ndërkohë, Roma pritet ta gjobisë mesfushorin.
“Më vjen keq për atë që ndodhi sonte”, ka shkruar Nainggolan në Instagram.
“E dini, më pëlqen të kaloj mirë me shokë dhe ta festoj vitin e ri, por mbrëmë e teprova”, ka shtuar ai.