Ylli belg i futbollit, Radja Nainggolan, duket se është pajtuar për një largim nga Inter.
Me ardhjen e trajnerit Antonio Conte në krye të stolit ‘Zi kaltër’, lojtari e ka gjetur vetën jashtë planeve të skuadrës, duke mos u përfshirë në taktikat e ushtruara në seancat stërvitore.
Si pasojë, skuadra ka vendosur që ta shes lojtarin, dhe me një gjë të tillë tashmë është pajtuar edhe mesfushori.
Sipas Fabrizio Romano, Nainggolan, përkundër Icardi, preferon të largohet nga Inter, sesa të bllokojë vetën dhe skuadrën, transmeton lajmi.net.
Nainggolan u afrua tek Inter sezonin e kaluar, kur transferohej nga skuadra e Romës, në një mega marrëveshje.