Ylli portugez, Luis Nani është lojtari më i ri i skuadrës nga Mayor League Soccer, Orlando City.
Pas plot 14 sezoneve si lojtar në ligat kryesore evropiane, Nani ka vendosur të ndërroj kontinent.
Sulmuesi anësor portugez ka vendosur të transferohet në kampionatin amerikan, Mayor League Soccer te Orlando City.
Është vet skuadra e Orlandos që ka konfirmuar transferimin e Nanit.
“Është zyrtare. Nani është luan”, shkruan në postimin e Orlandos në profilin e tyre në Twitter.
Nani ka vendosur që edhe te klubi nga MLS të marr fanellën me numrin e përhershëm 17.
Ylli portugez në të kaluarën ka bërë karrierë te skuadrat e njohura si Sportingu, Manchester Unitedi, Fenerbahce, Valencia dhe Lazio.
32-vjeçari ka arritur të fitojë edhe tituj të rëndësishëm si kampionatin portugez dy herë, Ligën Premier katër herë, Kupën FA, Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian.