Napoli dhe Lazio pritet të ‘shkëmbejnë’ trajnerët

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Napoli dhe Lazio mund t’i shkëmbejnë trajnerët, pasi klubi nga kryeqyteti italian tashmë ka pyetur për Gennaro Gattusos.

Ndeshja ndaj Hellas Veronas pritet të jetë e fundit e Gattusos me Napolin, kështu sipas Il Mattino deri më tani nuk ka zgjidhje tjeter mes trajnerit dhe klubit napolitan se ndarja e rrugëve.

Ende nuk dihet kush do të jetë pasardhësi i ish-trajnerit të Milanit në ‘Stadio Diego Maradona’, por tani Simone Inzaghi i është futur listës serioze se bashku me Luciano Spallettin.

Se ‘shkëmbimi’ po ndodh tregues është se Aurelio De Laurentiis tashmë ka dhënë dritën e gjelbër për një takim të mundshëm me Inzaghin.

Në anën tjetër edhe presidenti Claudio Lotito ka pyetur për një takim me Gattuson në javën tjetër.

Të ngjashme