Napoli që vitin e ardhshëm do të humbasë kapitenin Lorenzo Insigne dhe, me siguri, edhe Dries Mertens, po punon për të rinovuar departamentin e saj të avancuar në funksion të sezonit të ardhshëm.
‘Corriere dello Sport’ sot në stendat e gazetave bën një bilanc, i cili zbulon një interes të fortë për një nga yjet e Sassuolo-s, që është Giacomo Raspadori i klasit 2000.
Tashmë ka pasur një bisedë dhe priten kontakte të reja, për të dhe për Domenico Berardin.
Drejtori sportiv Giuntoli, megjithatë, monitoron edhe një tjetër talent të ri të kësaj Serie A.
Nedim Bajrami, mesfushori me tipare sulmuese po befason këtë sezon dhe De Laurentis dëshiron ta bëjë pjesë të ekipit të tij.