Raportet në Itali konfirmojnë se Torino ka aktivizuar zyrtarisht klauzolën e detyrueshme për blerjen e sulmuesit Giovanni Simeone gjatë barazimit 2-2 me Fiorentinën në Serie A, një marrëveshje që pritet t’i sjellë Napolit rreth 5.5 milionë euro.
Simeone ka kaluar sezonin 2025-26 te Torino me huazim, në një marrëveshje që përfshin edhe detyrimin për blerje.
Sipas raporteve nga “Tuttosport” dhe “Calciomercato.com”, klauzola e detyrueshme u aktivizua pas ndeshjes së parë të Torinos në shkurt, që ishte pikërisht barazimi 2-2 me Fiorentinën gjatë fundjavës.
Kjo do të thotë se Torino do të detyrohet t’i paguajë Napolit një shumë prej 5.5 milionë eurosh plus deri në 1 milion euro shtesë për bonuse lehtësisht të arritshme.
Torino tashmë kishte paguar klubi Partenopei një shumë prej 1.5 milion eurosh për ta huazuar Simeonen për sezonin 2025-26.
Simeone ka shënuar pesë gola në 18 paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon.