Skuadra e Napolit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mbrojtësit anglez Kieran Trippier.
E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se Napoli i ka ofruar Tottenhamit 18 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 28-vjeçarit në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Trippier tashmë ka kërkuar largimin nga Tottenhami, që për lirimin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro. Ai këtë edicion ka një gol e pesë asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat.
Trippier te Tottenhami është transferuar në vitin 2015 nga Burnley për gjashtë milionë euro. Ai me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2022 kurse ka edhe 16 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë.