Napoli është në pritje të ofertave për mbrojtësin Kalidou Koulibaly.
Sipas “Gazzeta dello Sport”, krerët e klubi italian nuk do të presin gjatë ekipet e interesuara për qendërmbrojtësin.
Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë ekipet e interesuar për Koulibalyn.
Napoli për ta liruar mbrojtësin po kërkon rreth 75 milionë euro.
Krerët e ekipit italian janë të vendosur për ta mbajtur Koulibalyn edhe për një vit, nëse nuk marrin ofertën e duhur për lirimin e tij.
Koulibaly ka kontratë me Napoli deri në vitin 2023.