Narrativa e “RussiaTodayBalkans” për muralin e kriminelit Ratko Mladiqi në veri të Kosovës: Fshehje e fakteve dhe plot propagandë

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Raportimet e mediave ruse, veçanërisht Russia TodayBalkans, po vazhdojnë të luajnë dhe të marrin rolin e nxitësit të tensioneve në veri të Kosovës si dhe duke forcuar narrativat që u shërbejnë agjendave të tyre.

Ky medium, i njohur për përhapjen e propagandës, ka shfrytëzuar një aksion të ndërmarrë nga autoritetet lokale për heqjen e muralit të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladiq, për ta paraqitur komunitetin serb si ‘viktimë të padrejtësive dhe sulmeve ndaj identitetit të tyre’, ndërkohë që anashkalon kontekstin e plotë.

“Sulm ndaj muraleve dhe grafiteve: Shqiptarët kanë frikë edhe nga fotografia e kriminleit Ratko Mladiq”. Kështu përshkruhet në titullin e këtij mediumi, një aksion i komunës së Mitrovicës së veriut, që kishte për qëllim uljen e nxitjes së urrejtjes mes dy popujve. 

Në raportimin e tyre, RT Balkans e paraqet këtë veprim si një “sulm ndaj identitetit serb” dhe një akt të padrejtë ndaj trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, duke lënë jashtë kontekstin politik dhe shoqëror që e shoqëron këtë vendim. 

Ky veprim është ndërmarrë në bazë të ligjeve lokale që ndalojnë përdorimin e simboleve që mund të konsiderohen si nxitëse të urrejtjes ndëretnike.

Në raportimet e RT Balkans, ky kontekst nuk është shpjeguar në mënyrë të plotë, ndërsa theksi është vendosur kryesisht në interpretimin e veprimit si një masë kundër komunitetit serb.

Sipas tyre, heqja e muralit është një goditje ndaj komunitetit serb, pa theksuar faktin që ky mural përfaqëson figurën e një krimineli lufte, i cili për shumë komunitete në rajon mbetet simbol i dhunës dhe urrejtjes.

Zyrtarët lokalë shqiptarë, përfshirë kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kanë shpjeguar se vendimi për heqjen e muralit është i bazuar në ligjet lokale që ndalojnë simbolet që nxisin urrejtje etnike. 

“Muralet me portretin e Ratko Mladiqit do të hiqen ngaterritori i komunës së Zubin Potokut. Do të hiqen të gjithamuralet që përmbajnë elemente të urrejtjes etnike dhe kjoështë në interesin më të mirë të të gjithëve.”.

Megjithatë, ky qëndrim i rëndësishëm në raportimet e RT Balkans përmendet vetëm në mënyrë të përshkruar, duke krijuar një imazh të njëanshëm dhe duke rritur tensionet në vend të ndihmës në ndërtimin e dialogut.

Përveç kësaj, RT Balkans shmang ose minimizon faktin se zgjedhjet lokale në veri të Kosovës në vitin 2023, në të cilat Izmir Zeqiri u zgjodh kryetar komune, u bojkotuan nga shumica e komunitetit serb, duke marrë vetëm 13 vota nga serbët.

Të ngjashme