Nas: Eminem s’mund ta përballojë Nicky Minaj

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 11:40 | Nga

Reperi Nas beson se është absolutisht qesharake që ish e dashura e tij, Nicki Minaj, supozohet se është në lidhje me Eminemin, sipas një artikulli nga Hollywood Life.

Ai i njeh që të dy, dhe mendon që lidhja e përfolur mes tyre nuk do të funksiononte kurrë, sipas një burimi të afërt me reperin.

“Nas shpërtheu në të qeshura kur dëgjoi që Nicki të ketë thënë se është në lidhje me Eminemin”, ka thënë burimi i brendshëm për mediumin amerikan.

“Nas e njeh edhe Nicki-n, edhe Eminemin, dhe mendon se ata do të ishin një kombinim i tmerrshëm”.

“Nas ndjen sikur Em nuk mund ta përballojë një grua si Nicki”.

“Personalitetet e tyre të fuqishme thjesht nuk shkojnë. Nëse spekulimi do të dilte të jetë i vërtetë, dhe se Nicki nuk po mahitet, Nas do të ishte tërësisht i shokuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme